Palestina drejt anëtarësimit në OKB, Hamas: Për të drejtat e palestinezëve

Bota

Palestina drejt anëtarësimit në OKB, Hamas: Për të

Pas miratimit në Asamblenë e Përgjithshme për anëtarësimin e Palestinës në OKB, ka reaguar Hamasi.

Fraksioni islamik ka shkruar në Telegram se “rezoluta është një njohje e nevojës që populli ynë palestinez të fitojë të drejtat e tij legjitime dhe një afirmim të bashkëpunimit ndërkombëtar, përballë vullnetit të SHBA-së për të mbështetur luftën e asgjësimit të zhvilluar kundër tyre.

Ne u bëjmë thirrje vendeve të lira të botës që të intensifikojnë përpjekjet e tyre dhe të ofrojnë të gjitha mjetet e ndihmës dhe mbështetjes për popullin tonë palestinez”.

Organizata botërore prej 193 anëtarësh miratoi sot rezolutën e sponsorizuar nga arabët dhe palestinezët me një votim 143-9 me 25 abstenime. Shtetet e Bashkuara votuan kundër rezolutës, së bashku me Izraelin, Argjentinën, Çekinë, Hungarinë, Mikronezinë, Naurun, Palau dhe Papua Guinenë e Re.

Ndërsa shtetet që abstenuan ishin 25, mes tyre edhe Shqipëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion