OKB ngre alarmin: Më shumë se 1,000 persona u vranë nga Izraeli teksa kërkonin ndihma

Bota

OKB ngre alarmin: Më shumë se 1,000 persona u vranë nga Izraeli

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gaza të shkaktuara nga kequshqyerja që nga 7 tetori 2023 është rritur në 113.

Sipas mediave të huaja, OKB thotë se uria masive në të gjithë Gazën po shkakton një "situatë të tmerrshme", ndërsa banorët e Gazës i kanë thënë BBC-së se kanë frikë se do të qëllohen nëse përpiqen të arrijnë në vendet e shpërndarjes së ndihmave.

Kujtojmë se OKB-ja ka thënë se të paktën 1,054 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite ndërsa kërkonin ushqim që nga 27 maji, kur filloi një metodë e re ndihme e drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli.

OKB-ja tha gjithashtu se 766 persona u vranë "në afërsi" të vendeve të GHF-së dhe 288 të tjerë "pranë qendrave të ndihmës së OKB-së dhe organizatave të tjera humanitare" deri më 21 korrik.

GHF përdor kontraktorë privatë sigurie për të shpërndarë ndihma nga vendet në zonat ushtarake izraelite.

Izraeli dhe SHBA-të thonë se sistemi është i nevojshëm për të ndaluar Hamasin të vjedhë ndihma, por OKB-ja refuzon të bashkëpunojë me të, duke e përshkruar atë si joetik dhe duke thënë se nuk janë ofruar prova që Hamasi po devijon sistematikisht ndihmën. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion