Sulmohet makina në ecje në Palestinë, Izraeli përdor “Raketa ninxha”

Bota

Sulmohet makina në ecje në Palestinë, Izraeli përdor

Gaza vazhdon të bombardohet nga Izraeli dhe aktualisht kanë ndërruar jetë 212 persona. Një “analizë” e bërë së fundmi ka treguar se Izraeli mund të jetë duke përdorur një raketë të re të quajtur “Raketat ninxha”.

Ky konkluzion doli pasi një makinë e bombarduar në Rripin e Gazës shpërtheu gjatë një sulmi të forcave ajrore izraelite, për të cilin IDF u shpreh se eliminoi një operativ të lartë të Hamasit. Ushtria izraelite nxorri një video të sulmit ajror ku tregohet sesi shpërthejnë dritaret dhe dyert e makinës, por pjesa tjetër e saj mbeti e paprekur dhe vijoi të ecte dhe për disa metra të tjerë deri sa ngeci në një rrethrrotullimi.

Sipas ekspertëve mënyra e dëmtimit të makinës është e ngjashme, edhe pse jo identike me dëmin e shkaktuar nga R9X ‘raketa ninja’  që përdorin një kombinim të forcës së plotë dhe gjashtë teheve të gjata për të copëtuar objektivat. Kjo armë është përdorur më herët nga SHBA në Libi, Siri dhe Irak./A2cnn

ME TE LEXUARAT