Sulmohet baza amerikane në Irak, plagosen 3 ushtarë

Bota

Sulmohet baza amerikane në Irak, plagosen 3 ushtarë

Të paktën 3 ushtarë amerikanë në Irak u plagosën sot pasi mbi dhjetëra raketa goditën bazën ushtarake në të cilën janë vendosur trupat e SHBA-së.

“Rreth orës 00:30 sipas kohës lokale, Baza Ajrore Ain Al-Assad u sulmua me 14 raketa. Raketat ranë në bazë dhe në perimetër. U aktivizuan masat mbrojtëse. Dëmet po vlerësohen”, tha në Twitter kolonel Wayne Marotto, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër DEASH-it.

Në një postim të mëvonshëm në Tëitter, zëdhënësi tha se 3 ushtarë kishin pësuar dëmtime të lehta. Marotto nuk dha informacione në lidhje me organizatorin e sulmit ose nëse pati kundërpërgjigje, por SHBA-ja për sulmet e kaluara ka fajësuar paramilitarët e mbështetur nga Irani.

Të martën në mbrëmje, Aeroporti Ndërkombëtar në Erbil, kryeqyteti i rajonit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), ku janë vendosur ushtarët amerikanë, gjithashtu u sulmua me dronë të mbushur me eksplozivë.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion