OBSH: Virusi do të fitojë nëse nuk bashkëpunojmë në shpërndarjen e vaksinave

Bota

OBSH: Virusi do të fitojë nëse nuk bashkëpunojmë

Tedros Ghebreyesus, kreu i OBSH-së ka folur për rëndësinë e vaksinimit në të gjithë vendet, që sipas tij, nëse nuk ka një shpërndarje të rregullt, virusi mund të fitojë.

 “E vetmja zgjedhje, që duhet për t’i dhënë fund kësaj pandemie, është bashkëpunimi. Diplomacia e tanishme e vaksinave nuk është bashkëpunim, është manovër gjeopolitike. Ne nuk mund ta mposhtim këtë virus duke konkurruar me njëri-tjetrin. Nëse garojmë për burime ose për përparësi gjeopolitike, atëherë është virusi ai që përfiton”, tha ai.

Më tej ai vuri në dukje se vetëm gjatë javës së kaluar, pandemia ka vrarë pothuajse 90 000 persona të tjerë dhe ka infektuar rreth 5,4 milionë.

Aktualisht, administrata amerikane për barnat ka autorizuar përdorimin e vaksinës anticovid të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç. Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm për kthimin e nxënësve ne shkolla deri në vjeshtë.

 

ME TE LEXUARAT