OBSH paralajmëron: Po rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Covid në Europë

OBSH ka paralajmëruar se numri i rasteve pozitive me Covid-19 po rritet ndjeshëm , ndërkohë që shprëndarja e vaksinave për ta luftuar këtë virus, vazhdon të jetë e ngadaltë
Drejtori Rajonal i Emergjencave në Europë Dorit Nitzan, në një deklaratë tha se situata është shqetësuese. “Vetëm pesë javë më parë, numri javor i rasteve të reja në Europë ishte nën një milionë, por tani situata në rajon është më shqetësuese”, tha ai.
Rritja e rasteve ishte në çdo grupmoshë, përveç te personat mbi 80 vjeç ose më shumë, të cilat OBSH tha se pasqyron “shenjat e hershme të ndikimit të vaksinimit”. Ndërkohë të dhënat nga Britania e Madhe tregojnë se vaksinimi ka shpëtuar mbi 6,000 njerëz mbi 70 vjeç që kur vendi filloi fushatën e vaksinimit në fillim të dhjetorit.
Për këtë foli shefi i OBSH në Europë, Hans Kluge. “Vaksinat janë mënyra më e mirë për të dalë nga kjo pandemi. Jo vetëm që funksionojnë, ato janë gjithashtu shumë efektive në parandalimin e përhapjes së infeksionit. Sidoqoftë, përhapja e këtyre vaksinave është e ngadaltë ,” tha ai.
Deri më sot, vetëm 10 përqind e popullsisë së përgjithshme të rajonit kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe vetëm 4% janë imunizuar plotësisht. Vaksinimi ka filluar në çdo vend me të ardhura të larta në rajon, por vetëm në 60 përqind të vendeve me të ardhura të ulëta, theksoi OBSH.


