Nusja 26 vjeçare gjendet e vdekur gjatë muajit të mjaltit në Miami disa ditë pas martesës

Bota

Nusja 26 vjeçare gjendet e vdekur gjatë muajit të mjaltit

Një nuse e re është gjetur e vdekur disa ditë pas ‘martesës së ëndrrave’ gjatë muajit të mjaltit në Miami. 26 vjeçarja Aleksandra Leczycka, kishte vdekur papritur pas një reagimi alergjik ose nga mbidoza e drogave teksa celebronte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte ardhur nga Polonia, besonin zyrtarët vendas per ngjarjen e veres 2022.

Leczycka dhe bashkëshorti i saj David Leczycki, nga Siedlce në Poloninë qendrore, ishin martuar 23 ditë më parë, por ishin gjetur të dy pa ndjenja në një rrugë në Florida.

Policia nuk e di sesi kanë humbur ndjenjat dy të rinjtë, por David ishte i veti i mbijetuar.

Të dyve u ishin marrë paratë e sendet me vlerë raportonin mediat lokale, çka bën që policia të besojë se ata ishin gënjyer me droga për të humbur kapacitetet fizike, shkruanin sot mediat polake.

E vërteta tragjike për vdekjen e nuses së re duket se është zbuluar teksa policia e Miami ka përcaktuar se ata kishin marrë vullnetarisht droga psikoaktive.

Disa orë para vdekjes së Leczycka në gusht 2022, ajo postonte në rrjet imazhe të vetes dhe bashkëshortit duke u zbavitur në një bar në plazhin e Miami.

Prokurorja e Siedlce Krystyna Golabek tha: “Sot kemi vendosur të ndalojmë hetimet për vdekjen e Aleksandra L., më 29 gusht 2022, në Miami Beach, SHBA, si dhe për ekspozimin e David L. ndaj helmimit të rëndë trupor”.

Golabek tha se provat tregonin se të rinjtë kishin marrë vullnetarisht ose jo-vullnetarisht drogat.

Leczycka e David ishin martuar në 6 gusht 2022, por e reja vdiq tragjikisht tre javë më vonë.

Bashkëshorti i saj nuk ka folur publikisht për incidentin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion