“Nuk mund ta shpëtoja burrin tim të sëmurë nga llava”, vullkani shkatërron shtëpi, dhjetëra viktima

Bota

“Nuk mund ta shpëtoja burrin tim të sëmurë nga

Ernestine Kabuo u kthye në shtëpi pasi iku nga rrjedha e llavës në Goma, Republika Demokratike e Kongos, për të zbuluar se burri i saj nuk kishte mbijetuar.

68 vjeçarja nuk ishte në gjendje ta mbartë burrin e sëmurë nga shtëpia e tyre dhe e gjeti atë të djegur për vdekje, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.

Të paktën 22 vdekje janë konfirmuar pas shpërthimit të së shtunës të një vullkani aty pranë malit Nyiragongo. Por llava u ndal në zonën e ndërtuar të qytetit. Kjo shmangu nivelin e vdekjes dhe shkatërrimit të dëshmuar në 2002. Sidoqoftë, goditi rrethin Buhene, ku ishte shtëpia e zonjës Kabuo.

“Thashë me vete: Nuk mund të iki vetëm, ne kemi qenë të martuar për të mirën dhe për më të keqen,” i tha ajo Reuters duke reflektuar mbi atë që ndodhi të shtunën.

Pesë persona vdiqën nga asfiksia ndërsa përpiqeshin të kalonin llavën kur po ftohej në një vend në veri të Goma.

Një person i gjashtë është në spital me vështirësi në frymëmarrje, tha udhëheqësi i shoqërisë civile Mambo Kawaya për agjencinë e lajmeve AFP.

Që nga ajo kohë, autoritetet janë përpjekur të parandalojnë njerëzit që të vizitojnë vendet ku llava po ftohet, i tha gazetari i Goma Esdras Tsongo programit radiofonik të BBC-së.

Banorë të tjerë të Gomës, një qytet me 670,000 banorë sipas vlerësimeve të KB, po kërkojnë për të dashurit e tyre të zhdukur pasi qyteti dhe rajoni, vazhdon të përjetojë tërmete.

Më shumë se 170 fëmijë dyshohet të jenë zhdukur dhe 150 të tjerë ishin ndarë nga familjet e tyre, tha agjencia e fëmijëve e KB, Unicef, duke shtuar se do të krijoheshin qendra për të ndihmuar të miturit e pashoqëruar.

ME TE LEXUARAT