"Nuk jam gati të vras ​​për...", reperi i njohur rus bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

Bota

"Nuk jam gati të vras ​​për...", reperi i njohur rus

Reperi i njohur rus Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç i ka dhënë fund jetës, pasi një mesazhi në rrjetet sociale, ku ka thënë se nuk mund të shkojë në Ukrainë dhe të vrasë njerëz.

Reperi me emrin e artit Walkie në një mesazh në rrjetin social tha “nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua, nuk jam gati të vras për asnjë ideal.

Unë zgjedh të mbetem në histori përgjithmonë, si një njeri që nuk e mbështeti atë që po ndodhte. Unë nuk jam gati të marr armët dhe të vras ??llojin tim”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të premten, trupi i Petunin u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në qytetin rus të Krasnodarit.  Reperi, i cili më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, u tha fansave të tij:

“Nëse po e shikoni këtë video, atëherë nuk jam më gjallë.

Kujtojë që qytetarët Rusë po mundohen të largohen nga vendi pasi Vladimir Putin në një deklaratë tha se do të rekrutoheshin 300.000 ushtarë shtesë në luftën në ukrianë.

Reperi besonte se mobilizimi i pjesshëm i trupave të Putinit në vijën e frontit do të kthehej së shpejti në mobilizim të plotë.

ME TE LEXUARAT