“Nuk duhet të ishit fare këtu”/ Vrasja në SHBA, zëdhënësja e Trump SHERR me gazetarin: Je një sharlatan

Bota

“Nuk duhet të ishit fare këtu”/ Vrasja në SHBA,

Një moment aspak i këndshëm u krijua së fundi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të zëdhënëses, Karoline Leavitt. Kjo è fundit u përplas verbalisht me një gazetar që, sipas saj, bëri një pyetje “të njëanshme”.

Gjatë bisedës me mediat, Leavitt i dha fjalën gazetar britanik, Niall Stanage, i cili u ndal te vrasja e Renee Nicole Good, 37 vjecarja që u qëllua për vdekje nga një agjent i agjencisë së emigracionit, ICE. Gazetari tha se vrasja e Renee dukej “e pamenduar dhe e pabazë”, por kjo mënyrë të shprehuri nga ana e tij e shqetësoi dukshëm zëdhënësen e presidentit Trump.

“Pse mendoni se ishte e pamenduar dhe e pabazë?”, e pyeti Leavitt. Gazetari iu përgjigj shpejt: “sepse agjenti i ICE-së veproi pa menduar dhe e vrau gruan menjëherë”. Kaq mjaftoi që Leavitt të reagonte ashpër duke e quajtur reporterin “një sharlatan të majtë.“Ju nuk jeni gazetar. Thjesht prezantoheni si gazetar në këtë dhomë dhe kjo shihet qartë nga tendenca e pyetjes suaj. Ju dhe njerëzit e medias që keni këtë lloj njëanshmërie, por pretendoni se jeni gazetarë, nuk duhet të ishit fare këtu”, u shpreh Leavitt.

Leavitt shtoi se gazetari po sillet si aktivist i majtë, duke sulmuar mediat që sipas saj kanë një pikëpamje të shtrembëruar dhe njëanshme. Renee Nicole Goodman, u qëllua për vdekje më 7 janar 2026 nga një agjent i ICE, ngjarje kjo që shkaktoi shkaktoi protesta dhe debate të forta kombëtare mbi përdorimin e forcës nga ana e agjencive federale. Familja e gruas ka kërkuar hetim të plotë dhe drejtësi për vdekjen e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion