“Nuk do jap dorëheqjen”, Macron i drejtohet kombit: Do emëroj një kryeministër të ri

Bota

“Nuk do jap dorëheqjen”, Macron i drejtohet kombit: Do

Dorëheqja e kryeministrit të Francës, Michel Barnier, ka detyruar Presidentin, Emmanuel Macron t’i drejtohet kombit francez me një fjalim prej afro 11 minutësh, në të cilën u përpoq t’i shprehte të gjitha.

Macron u zotua të zgjidhë ngërçin politik dhe të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim.

“Ne nuk mund të përballojmë mosveprim. Në ditët në vijim do të emëroj një kryeministër që bashkon forcat politike. Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm që përfaqëson të gjitha forcat politike të një harku qeverisjeje që mund të marrë pjesë në të ose, së paku, që merr përsipër të mos e censurojë”, tha Macron.

Për të gjithë kundërshtarët e tij, të cilët në këto momente krize për politikën franceze, i kërkuan të largohet nga posti i Presidentit, Macron iu përgjigj me vendosmëri se nuk do të largohej nga detyra.

“Unë do të nderoj mandatin për të cilin më zgjodhën francezët deri në ditën e fundit. Përgjegjësia për rënien e qeverisë Barnier dhe dështimin për të lëvizur “nuk është e imja, por e parlamentit. Unë jam zgjedhur në mënyrë demokratike për një mandat 5-vjeçar dhe do të qëndroj deri në fund”, shtoi presidenti.

ME TE LEXUARAT