Norvegjia, ligj të ri për postmin e fotove, ndalon rreptësisht...

Bota

Norvegjia, ligj të ri për postmin e fotove, ndalon rreptësisht...

Norvegjia ka miratuar një ligj i cili kërkon që krijuesit e përmbajtjes (content creators) të zbulojnë kur kanë edituar apo shtuar filtra në një foto.

Ky ligj është ndërtuar në përpjekje për të adresuar çështjet e imazhit të trupit në shoqëri.

Në legjislacion deklarohet:

“Çdo foto ku ‘forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga re-touch ose manipulime të tjera’, duhet të shënohet si e modifikuar”.

Rregullat e reja u miratuan me shumicë dërrmuese muajin e kaluar në parlamentin norvegjez me një votim 72 me 15, sipas Yahoo News.

“Editimi i fotove luan një rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët dhe kontribuon në presion që u bëhet njerëzve për trupat e tyre”, tha ministria e Fëmijëve dhe Familjes. “Ligji synon t’i kushtojë vëmendje të veçantë mënyrës së si portretizohen gratë në shoqëri dhe si e gjithë kjo kontribuon në pasiguritë e tyre.”

Përveç reklamave, ligji përcakton gjithashtu që personazhet e famshëm dhe “influencers” të rrjeteve sociale duhet të shënojnë nëse paguhen ose përfitojnë në një farë mënyre nga postimi.

Deklarata vazhdonte:

“Shpresojmë që me këto masa të japim një kontribut të dobishëm dhe një mesazh të rëndësishëm në frenimin e ndikimit në negativ, që kanë reklama të tilla, por jo vetëm, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë.”

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion