Njihuni me shpikjen më të fundit, maskë për hundët kur të shkoni në restorant

Një shpikje e fundit është bërë nga studiuesit në Meksikë. Bëhët fjalë për një maskë për hundët, koronavirusin që mund të përdoret nga njerëzit ndërsa ndodhen në restorante. Pra, ju mund të konsumoni ushqim me maskën në hundë.
Një video demonstruese tregon një çift që heqin maskat normale dhe më pas mbajnë vetëm atë të hundës për të drekuar në një tryezë në ambient të jashtëm. Për maskën e re ka pasur një sërë reagimesh në mediat sociale. Disa përdorues e kanë parë si diçka pozitive që mund të “zvogëlojë transmetimin” ndërsa të tjerët nuk ngurruan të qeshnin.
Qelizat njerëzore që u japin njerëzve sensin e nuhatjes janë një pikë kryesore hyrëse për koronavirusin, duke e bërë mbulimin e hundës të rëndësishme, sipas Universitetit Johns Hopkins. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që njerëzit të mbajnë maska që mbulojnë hundën, gojën dhe mjekrën për t’u mbrojtur sa më mirë nga virusi.


