Njihuni me një ndër pesë aeroportet më të rrezikshme në botë

Aeroporti i Hong Kong- ut i quajtur “Kai Tak” është njohur si një nga pesë aeroportet më të rrezikshme të botës. AI ka shërbyer për udhëtim që prej vitit 1925 deri në 1998.
Në fillim vetëm si një fushë ajrore dheu e ndërtuar në 1928, atij iu shtuan kulla e kontrollit dhe hangarët e avionëve në vitet 1930, kur nisën fluturimet komerciale.
Ai u zgjerua sërish në vitet 1950 me një pistë të re, në tokë të ndërtuar në gjirin detar. Por në vitet 1990 kufizimet e ndërtimit, ndotja dhe zhurma që shkaktonte detyruan qeverinë koloniale britanike të kërkonte një tjetër alternativë dhe të ndalonte aeroportin e vjetër.
Më në fund Richard Siegel, ishte drejtori vendor i aviacionit civil tha “Lamtumirë Kai Tak, dhe falemnderit” teksa fiku dritat e pistës për herë të fundit më 6 korrik 1998.
Kodet e aeroportit u transferuan në impjantin e ri në Lantau, ndërsa i vjetri është kthyer në një terminal tragetesh, por imazhet e avionëve të tij që fluturonin ulët mbi shtëpitë e banorët e qytetit terminal kanë impresionuar gjithmonë kuriozët e aeronautikes.