Njerku masakron 5-vjeçarin dhe e hedh në lumë, nëna e tij hesht, si u zbulua krimi

Bota

Njerku masakron 5-vjeçarin dhe e hedh në lumë, nëna e tij

Një fëmijë i mitur, i moshës 5 vjeç, është gjetur i pajetë në një lumë. Viktima është identifikuar si Logan Mwangi, i quajtur edhe Logan Williamson, u gjet pasi nëna e tij e raportoi atë të zhdukur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, shkruan The Sun.


Logan u gjet në lumin Ogmore në fshatin Uells të Sarn, Bridgend, më 31 korrik.

Nga hetimet, autoritetet kanë vënë para drejtësisë nënën e viktimës, njerku i tij dhe një por tani dhe një 13-vjeçar.


Njerku John Cole, 39 vjeç, i njohur si Jay, është akuzuar për vrasjen e Logan, pasi ky i fundit i cili kishte shumë dëmtime në trup është gjetur brenda një çante.

Sipas Gjykatës së Magjistraturës në Cardiff dyshohet se i vogli është goditur me një send të fortë. Oficeri i mjekësisë ligjore Lauren Howitt tha në seancën dëgjimore në Pontypridd, Logan ishte identifikuar nga gjyshja e tij Claire Williamson.

Cole, nëna e Logan Angharad Williamson, 30 vjeç dhe adoleshenti, emri i të cilit nuk është publikuar, akuzohen për moskallëzim krimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion