Një javë pas armëpushimit, OKB: Sulmet izraelite në Gaza mund të përbëjnë krime lufte

Komisionerja e Lartë e Kombëve të Bashkuara për të Drejta e Njeriut, Michelle Bachelet, ka deklaruar ditën e sotme sulmet izraelite në Gaza mund të përbëjnë krime lufte. Në një session të jashtëzakonshëm, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut zhvilloi takimpër të diskutuar krijimin e një komisioni të mundshëm ndërkombëtar për hetimin e shkeljeve dhe të drejtave të njeriut në territoret palestineze dhe në Izrael.
Në nisje sesionit të posaçëm të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i thirrur me kërkesë të shteteve myslimane, Bachelet tha se nuk kishte parë asnjë provë që ndërtesat civile në Gaza të goditura nga sulmet izraelite po përdoren për qëllime ushtarake.
“Nëse gjenden jo proporcionale, sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte,” i tha, ndërsa nxiti pushtetarët islamikë të Hamasit në Gaza të përmbahen nga hedhja e raketave mbi Izraelin.


