Një i plagosur dhe dy të vdekur, të shtëna me armë në një fabrikë
Lajmifundit
/
8 Janar 2025, 12:30
Bota

Një person është plagosur dhe dy persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënash me armë në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, një burrë i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në një fabrikë e cila prodhon ingranazhe precize në Bad Friedrichshall dhe ka hapur zjarr.
Si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë. Policia vijon kërkimet për të kapur të akuzuarin.