Ngjarje e rëndë, 2-vjeçari mbytet në pishinë
Lajmifundit
/
4 Korrik 2023, 17:31
Bota

Një tragjedi ka ndodhur Itali, ku një dy vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur në një pishinë para shtëpisë së tij.
I vogli, pasi i ka shpëtuar kontrollit prindëror, përfundoi aksidentalisht në ujë dhe për pasojë është mbytur. I pari që konstatoi ngjarjen e rëndë ishte babai i të miturit.
Menjëherë në vendngjarje me ambulancën kanë ndërhyrë dhe fëmija është transportuar në Poliklinikën e Modenës, ku është konstatuar vdekja.
Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e saktë të asaj që ka ndodhur.



