Nga Obama dhe Clinton te Bush, ish-presidentët amerikanë mbërrijnë në ceremoninë e inaugurimit të Trump

Bota

Nga Obama dhe Clinton te Bush, ish-presidentët amerikanë

Liderët Trump dhe Biden kanë mbërritur tashmë në ambientet e Capitol Rotunda, aty dhe ku do të mbahet ceremonia inaguruese per presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Të pranishëm në ceremoni do të jetë dhe ish liderët e Amerikës, Barack Obama, George Bush si dhe Bill Clinton.

Geroge Bush dhe Bill Clinton janë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre Laura Bush dhe Hillariy Clinton ndërsa vihet re mungesa e Michelle Obama.

Gjithashtu të pranishëm në sallë janë dhe pjesëtarët e kabinetit të Trump të zgjedhur për këtë mandat 4-vjeçar në krye të Amerikës.

Mes anëtarëve të kabinetit të pranishëm janë Robert F. Kennedy, i zgjedhuri i Trump për të udhëhequr Shërbimet e Shëndetësisë dhe Njerëzore, kandidati për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, i zgjedhuri për Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe kandidati për Sekretarin e Brendshëm Doug Burgum, së bashku me Tulsi Gabbard dhe Kash Patel, të zgjedhurit e Trump për drejtor të inteligjencës kombëtare dhe drejtor të FBI-së, përkatësisht.

Ish-kandidati presidencial Vivek Ramaswamy dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk, bashkëkryetarët e Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, janë gjithashtu në sallë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion