“Nëse më dilni para makinës, do ju shtyp”, përgjigja që Biden i jep gazetarit bën xhiron e rrjetit

Bota

“Nëse më dilni para makinës, do ju shtyp”,

Ndërsa ai po drejtonte një makinë Ford F-150 Lightning, Biden u prit nga  një grup reporterësh. Ai nuk arriti t’u shpëtonte dot pyetjeve të gazetarëve lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë…

“Zoti President, a mund t’ju bëj një pyetje të shpejtë mbi Izraelin para se të largoheni pasi është mjaft e rëndësishme?”, pyeti një gazetar.

“Jo nuk mundeni. Nëse dilni përpara makinës, do ju shtyp”, ishte përgjigja e Biden, sigurisht me humor.

Biden ndodhej në fabrikën e famshme gjatë ndalesës së tij në Michigan, për të shpallur planin mbi infrastrukturën. Presidenti amerikan është një njohës i mirë i automjeteve.

Plani i tij prej 2.3 trilionë dollarësh ka një fokus të madh në infrastrukturë, por republikanët e kontestuan shifrën e tij të lartë dhe përqendrimin e tij në sektorë të tjerë, të tilla si paratë për shkollat ​​dhe klimën. 

“Ne besojmë se mund të gjejmë një marrëveshje dy palëshe”, ka thënë presidenti amerikan për debatet e vazhdueshme me republikanët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion