Nëna e Navalny-t, padi për lirimin e trupit të të birit: Dua ta varros si njeri

Kritiku i Kremlinit vdiq më 16 shkurt, por zyrtarët vazhdimisht kanë refuzuar që trupi i tij i pajetë t’i dorëzohet familjes, duke pretenduar se po kryejnë një “hetim” mbi shkakun e vdekjes. Ata kanë thënë se kjo procedurë mund të zgjasë deri në dy javë.
Nëse autoriteteve do t’iu duhen dy javë të plota për të ekzaminuar trupin e Navalnyt, trupi nuk do t’i dorëzohet familjes deri më 4 mars.
Nëna e Navalnyt i kërkon Putinit t’ia dorëzojë trupin e të birit.
Navalnaya ka tentuar që të ketë qasje te trupi i djalit të saj që kur autoritetet e burgjeve njoftuan se ai vdiq. Zyrtarët rusë të burgjeve thanë se 47-vjeçari vdiq pasi humbi ndjenjat pas ecjes.
Gjykata në qytetin Salekard i tha agjencisë Tass se seanca dëgjimore për padinë e Navalnayas është caktuar më 4 mars dhe do të mbahet prapa dyerve të mbyllura. Navalny vdiq në qytetin Karp, afër Salekardit.


