Nëna e harroi në makinë për disa orë, vdes foshnja 9 muajshe!

Një foshnjë 9-muajshe u gjet e vdekur në një makinë jashtë një kopshti në Nikosia. Është thirrur një ambulancë dhe foshnja është dërguar në spital.
Mjekët bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë pa sukses.
Nga informacionet e deritanishme, foshnja është harruar në makinë nga nëna e tij. Gruaja e kishte fëmijën në makinë dhe shkoi në punë, duke harruar ta linte në çerdhen, e cila është afër vendit të saj të punës. Makina qëndroi në të njëjtin vend deri pasdite.
Kur mbaroi shkollën, pas orarit, shkoi të merrte fëmijën pa kujtuar se nuk e kishte lënë në mëngjes.
Më pas e kuptoi se foshnja kishte mbetur në makinë. Është njoftuar policia dhe pritet arrestimi i nënës, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e saktë të fakteve.


