Në rrezik prej ngrohjes globale, shpellat e akullit në Zvicër magjepsin alpinistët
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2025, 22:37
Bota

Alpinistët e huaj u magjepsën nga bukuria e shpellave të akullit në Zvicrën Lindore.
“Është shumë bukur këtu. Kemi ardhur për herë të parë sepse donim të eksploronim shpellat e akullit dhe jemi me të vërtetë të mahnitur. Është fantastike”, tha Hanny Raich.
Megjithatë për shkak të ngrohjes globale këto mrekulli të natyrës janë në një rrezik të madh.
“Unë mendoj se fundi i shpellave të akullit do të jetë më shpejt se 20 ose 30 vjet. Mund të dëgjosh ujin që rrjedh nëpër këto shpella kur hyni në to dhe gjithçka do të përfundojë pas disa vitesh, gjë që është një turp i vërtetë”, tha Raich.


