Ndodh ajo që pritej! Nisin lëkundjet e forta të tërmetit në Santorini!

Bota

Ndodh ajo që pritej! Nisin lëkundjet e forta të tërmetit

Një tërmet me magnitudë 5.1 Rihter ka ndodhur në orën 21:09 në ishullin e Santorinit.

Vlerësimi i parë flet për një thellësi fokale prej 5 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë.

Santorini ka mbetur po thuajse i shkretë,  sipas standardeve të tij,  pasi mijëra banorë, punëtorë dhe vizitorë u larguan, nga frika e një shpërthim vullkani. Nga e diela deri të martën, mbi 9500 persona janë nisur vetëm nga deti,  njoftoi më herët Ministria e Transportit.

Kështu, rrugicat në ishull janë bosh, dyqanet kanë mbyllur grilat e tyre dhe ka shumë pak njerëz që lëvizin në hapësira të hapura.

ME TE LEXUARAT