Ndarja nga jeta e themeluesit të CNN, reagon Trump: Ai ishte një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit dhe…

Bota

Ndarja nga jeta e themeluesit të CNN, reagon Trump: Ai ishte një nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të CNN, Ted Turner, i cili vdiq në moshën 87-vjeçare.

Në një postim publik, Trump e cilësoi Turner si “një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave” në fushën e mediave transmetuese, duke theksuar rolin e tij vendimtar në krijimin e CNN, rrjet që më vonë u shit dhe ndryshoi drejtim.

Ndarja nga jeta e themeluesit të CNN, reagon Trump: Ai ishte një nga

Presidenti amerikan u shpreh se Turner kishte mbetur i zhgënjyer personalisht me zhvillimin e mëvonshëm të rrjetit, duke pretenduar se CNN ishte shndërruar në diçka ndryshe nga vizioni i tij fillestar.

Duke e mbyllur mesazhin, Trump e përshkroi Turner si “një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit dhe një mik”, duke shtuar se ai ishte gjithmonë i gatshëm të mbështeste kauza të rëndësishme dhe të qëndronte pranë në momentet e nevojës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion