"Ndaloni për 20 vite programin bërthamor ose do ...", Trump rrit presionin ndaj Iranit, Khamenei: Jemi gati të përballemi me SHBA-në

Bota

"Ndaloni për 20 vite programin bërthamor ose do ...", Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit të veprimeve ushtarake amerikane ndaj Iranit, nëse vendi nuk pranon të ndalojë për 20 vite programin e tij bërthamor.

Deklaratat u bënë gjatë kthimit të tij nga Kina drejt SHBA-së, ku Trump u shpreh se durimi i tij me Teheranin po shteron dhe se një marrëveshje përfundimtare duket ende larg.

Sipas tij, në mungesë të një dakordësie, SHBA-të mund të ndërmarrin sërish veprime ushtarake, duke lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për “pastrim” të situatës në Iran.

Trump gjithashtu deklaroi se një armëpushim i përkohshëm me Iranin është arritur me ndërhyrjen e disa aleatëve ndërkombëtarë, duke përmendur Pakistanin si një prej vendeve që ka luajtur rol në këtë proces.

Ndërkohë, ka reaguar edhe lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili është shprehur se Irani është i përgatitur për përballje me Shtetet e Bashkuara dhe se populli iranian do të vazhdojë të mbrojë pavarësinë dhe identitetin e tij kombëtar.

Khamenei theksoi se rezistenca e vendit është forcuar përballë presioneve të jashtme, ndërsa përballja me SHBA-në, sipas tij, është pjesë e mbrojtjes së sovranitetit iranian.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian vijojnë të mos japin rezultate konkrete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion