NASA publikon një regjistrim audio sekret të vitit 1965, astronautët raportuan për një objekt të paidentifikuar

Bota

NASA publikon një regjistrim audio sekret të vitit 1965,

NASA ka publikuar një regjistrim audio sekret të vitit 1965, në të cilin astronautët raportojnë se kanë parë një “objekt të paidentifikuar në orën 10:00”. Më tej theksohet se së bashku me me objektin shohen edhe “grimca të ndritshme” që fluturojnë afër.

“Objekt në orën 10:00”, thuhet në regjistrimin e astronautëve të Gemini 7 i fshehur për 61 vjet.

Pentagoni gjithashtu ka publikuar grupin e parë të materialeve të deklasifikuara për UFO-t, të njohura tashmë zyrtarisht si UAP (fenomene anomale të paidentifikuara). Dosjet janë vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Pentagonit, në një seksion të posaçëm kushtuar këtyre fenomeneve.

Sipas autoriteteve amerikane, publikimi i materialeve synon të rrisë transparencën për publikun. Përveç Pentagonit, në këtë proces janë përfshirë edhe Shtëpia e Bardhë, drejtoria e inteligjencës kombëtare, Departamenti i Energjisë, NASA dhe FBI.

Publikimi i parë përfshin 162 skedarë, mes tyre kabllograme të vjetra të Departamentit të Shtetit, dokumente të FBI-së dhe transkripte të misioneve hapësinore të NASA-s.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion