Moti i keq godet gadishullin Iberik, humbin jetën 6 persona

Bota

Moti i keq godet gadishullin Iberik, humbin jetën 6 persona

Gadishulli Iberik është goditur nga stuhitë dhe uraganet. Medait ndërkombëtare raportojnë se 6 opersona kanë humbur jetën në Portugali dhe Spanjë, pasi dy vendet u goditën nga një prej uraganeve më të fortë të viteve të fundit.

Bëhet me dije se mbi mbi 800 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas mediave 5 persona kanë humbur jetën në Portugali ku forca e urganit ishte më e madhe dhe arriti shpejtësinë deri në 150 km/orë. Katër prej viktimave humbën jetën në Leiria, ndërsa një tjetër në një qytezë në periferitë e Lisbonës. Në qytetin bregdetar Figueira da Foz, erërat e fuqishme rrëzuan edhe një karusel të madh në një prej shesheve kryesore të qytetit.

Si pasojë e stuhisë pati shkëputje të linjave elektrike, duke lënë pa energji mbi 800 mijë banorë.

Po ashtu stuhia Kristin shënoi viktimën e parë edhe në Spanjë, ku një grua u godit nga këputja e një peme për shkak të erërave të fuqishme. Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq në jug të vendit, ku erërat pritet të arrijnë fuqi ekstreme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion