Mori peng të gjithë avionin ku ndodhej gazetari kritik, BE merr masat e para ndaj Bjellorusisë

Bota

Mori peng të gjithë avionin ku ndodhej gazetari kritik, BE merr masat

Udhëheqësit evropianë kërcënuan të hënën se mund ta kufizojnë trafikun ajror ndërkombëtar mbi Bjellorusinë, mundësisht edhe transportin e saj tokësor, pasi një aeroplan pasagjerësh i kompanisë Ryanair u detyrua të ulej në Minsk, një incident të denoncuar nga vendet perëndimore si “pirateri e shtetit”.

Udhëheqësit perëndimorë me gjuhën më të fortë e dënuan incidentin e së dielës, në të cilin një aeroplan luftarak bjellorus përgjoi një aeroplan gjatë fluturimit midis Greqisë dhe Lituanisë dhe e detyroi atë të zbresë në Minsk, ku u arrestua gazetar disident, Roman Protasevich, raporton Reuters.

Vendet perëndimore kërkuan lirimin e 26-vjeçarit, llogaria e të cilit në internet që ai e mbante nga mërgimi ka qenë një nga rrugët e fundit të mbetura të pavarura për lajmet në lidhje me Bjellorusinë.

“Kjo është në mënyrë efektive pirateri e aviacionit, e sponsorizuar nga shteti”, tha ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, duke përdorur një gjuhë që bëri jehonë edhe në një numër vendesh të tjera. Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde tha: “Është e rrezikshme, e pamatur dhe natyrshëm BE-ja do të veprojë”.

ME TE LEXUARAT