Momenti i frikshëm kur zjarrfikësi kap pitonin që nxirrte kokën në WC
Lajmifundit
/
29 March 2021, 21:38
Bota

Një zjarrfikës në Tajlandë është xhiruar në momentin kur kap një piton në WC-në e një banese.
Zjarrfikësi ishte thirrur nga një person, i cili e kishte vënë re gjarprin kur ishte ulur. Pasi i hodhi detergjent për ta larguar, por pa sukses, burri vendosi që të thërrasë zjarrfikësit.
Videoja tregon zjarrfikësin që shtrihet në dyshemenë e tualetit dhe afrohet shumë ngadalë në WC, për të mos e trembur pitonin. Me një lëvizje të rrufeshme, ai arrin ta kapë pitonin me njërën dorë.


