Misteri, kthesa e fortë në hetimet për zhdukjen e shqiptares në Greqi

Bota

Misteri, kthesa e fortë në hetimet për zhdukjen e shqiptares

Prej 19 tetorit të vitit të kaluar familja e adoleshentes shqiptare në Greqi Artemis Vassilis vijon të presë në agoni për shenja jete nga vajza e tyre. Ajo u largua nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe që prej atëherë nuk është parë më.

Kërkimet e autoriteteve greke nuk kanë sjellë asnjë rezultat, por rasti i shfrytëzimit për prostitucion të një vajze rumune nga një shqiptar, që u zbulua pak ditë më parë ka risjellë në vëmendje edhe njëherë 19-vjeçaren shqiptare.

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan sot në një artikull se rasti i vajzës rumune ka marrë përmasa të mëdha duke rihapur dosjet e çështjeve të tjera të ngjashme, siç është ajo e zhdukjes së shqiptares.

“Rasti i rrëmbimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 17-vjeçares nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar që detyrojnë të miturit për prostitucion” tha një zyrtar i policisë greke.

Pas arrestimit të shqiptarit për shfrytëzimin e rumunes, “tani po hapen dosjet e vajzave të fëmijëve të zhdukur, madje edhe ajo e Artemisit, gjurmët e së cilës ende nuk dihen që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të policisë greke, por edhe familjes së saj” tha më tej zyrtari grek.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion