Ministri turk hedh akuza të rënda: Greqia përgjegjëse për tensionet në Mesdheun Lindor

Bota

Ministri turk hedh akuza të rënda: Greqia përgjegjëse

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar ka komentuar marrëdhëniet mes Qipros dhe Greqisë, duke folur me oficerët të cilët kishin qenë kohët e fundit në Libi si pjesë e shërbimit të tyre.

Akar duke folur për tensionet mes Turqisë dhe Greqisë ka akuzuar këtë të fundit për “provokimin” në Detin Egje dhe Mesdheut Lindor, duke theksuar se Turqia nuk do të lejojë shkeljen e “të drejtave” të saj në rajon.

“Për fat të keq, nga pala greke, ka gjithmonë sfida, përshkallëzim të krizave, mosrespektim të ligjit ndërkombëtar dhe retorikë e kërcënimeve. Ne deklarojmë se nuk do të lejojmë që të drejtat tona të shkelen në asnjë mënyrë, pa marrë parasysh sa provokime dëshironi të bëni” , tha Ministri Turk i Mbrojtjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion