Meloni reagon për vdekjen e Berlusconit: Ndër njerëzit më me ndikim në Itali, ishte luftëtar i guximshëm
Lajmifundit
/
12 Qershor 2023, 13:18
Bota

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij”.
Kështu e komenton vdekjen e Silvio Berlusconit, kryetarit të ‘Forca Italia’, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
“Ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.”, thuhet më tek në videomesazhin e Melonit. Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, pas disa ditësh qëndrimi në spital.


