Mediat: Gjashtë të zhdukur pas sulmit amerikan në Hormuz
Lajmifundit
/
9 Maj 2026, 14:32
Bota

Irani ka denoncuar një sulm që ia atribuon forcave amerikane ndaj anijeve iraniane të peshkimit dhe tregtare në Hormuz, ndërsa mediat raportojnë për gjashtë persona të zhdukur.
Sipas autoriteteve iraniane, sulmi është kryer nga avionë amerikanë pranë portit të Khasab, në skajin jugor të Ngushticës së Hormuzit.
Guvernatori i rajonit Bandar-e-Lengeh, Fawad Moradzadeh, tha se disa persona janë dërguar në spital, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
Një ditë më parë, CENTCOM konfirmoi një operacion ndaj dy anijeve cisternë me flamur iranian, të cilat sipas saj po tentonin të shmangnin bllokadën detare.


