Me shkopa bejsbolli nëpër duar, përplasen në mes të rrugës bandat në Britani (Video)
Lajmifundit
/
13 May 2021, 11:57
Bota

Në Liverpol, Britani, dy banda mësohet se janë përplasur mes tyre keq. Pamjet e bëra virale tregojnë se fillimisht, anëtarët e bandave kanë përplasur makinat, duke vijuar më pas me dhunë fizike. Mësohet se ata kanë ushtruar dhunë të fortë mes tyre, duke përdorur edhe shkopa bejsbolli.
Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e ka arrestuar një 34-vjeçar.
Mësohet se shtetasi ka marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet përreth, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.


