Me puro në gojë dhe me 177 km në orë, i moshuari kapet duke bërë gara (VIDEO)

Një 85-vjeçar nga Florida ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap duke tejkaluar shpejtësinë dhe duke drejtuar me 170 kilometra në orë.
Mediat e huaja shkruajnë se i arrestuari është shtetasi William Bosworth, i cili mbante veshur një kapelë xhokej, syze dielli dhe një puro në gojë.
Ai po drejtonte makinën e tij “Nissan 350Z” kabriolet kur u përplas me një “Chevrolet Corvette” të kuqe në Leesburg, me një shpejtësi të kufizuar prej 74 kilometrash në orë, sipas CBS12.
Pamjet e kamerave të policisë tregojnë momentin kur ata i afrohen 85-vjeçarit dhe i kërkojnë të fikë motorin. Oficeri i thotë të moshuarit se e ka filmuar atë duke shkuar me 177 km/orë dhe Corvette-n duke shkuar me 200 km/orë.
85-vjeçari i tregon oficerit se shoferi tjetër “u turr” drejt tij dhe se ai po ngiste vetëm aq shpejt sa për t’u larguar prej tyre, ndërsa “po bëja një udhëtim me makinën time të preferuar”.


