“Më hodhën drogë në pije”, i mbijetoi mbidozës dhe u zgjua pas disa ditësh në koma

Bota

“Më hodhën drogë në pije”, i mbijetoi

Lamar Odom ka rrëfyer se ai nuk përdori drogë natën e vitit 2015 që për pak sa nuk humbi jetën  mbidoza. Ai beson se dikush i hodhi diçka në pije në një shtëpi publike në Nevada, ku si pasojë e la në koma për disa ditë.

“ Nuk e di se çfarë arritën të më fusnin në pije ,” tha Odom gjatë një interviste në “The Kyle and Jackie O Show”.

Teksa ish-lojtari i Los Angeles Lakers diskutoi për incidentin gati tragjik, ai u shpreh se nuk mban mend shumë nga ajo natë.


“ Nuk e mbaj mend vërtet pse isha në koma. Më kujtohet se isha i mërzitur sepse nuk kisha kokainë për të pirë . Sapo kisha nënshkruar letrat e divorcit dhe mendova se do ta zgjidhja”, tha ai, duke iu referuar ndarjes nga ish-gruaja Khloe Kardashian ndërsa shtoi se pasi kishte pirë një gotë, e gjeti veten në spital pas disa ditësh në koma i rrethuar me gjithë ato lajme.”

Odom shtoi se: “Kur u zgjova, nuk mund të ecja apo të flisja. U deshën disa muaj shërim, shumë lutje dhe shumë vendosmëri”.

ME TE LEXUARAT