Mbyti 3 fëmijët e saj të mitur, gjykata lë të lirë 44-vjeçaren

Bota

Mbyti 3 fëmijët e saj të mitur, gjykata lë të lirë

Një 44-vjeçare britanike, që mbyti tre fëmijët e saj u shpall e pafajshme me arsyetimin se vuan nga çrregullime të rënduara mendore.

Deidre Morley vrau tre fëmijët e saj, 9, 7 dhe 3 vjeç në Dublin më 24 janar të vitit të kaluar. Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga i ati Andreu.

Morley pranoi vrasjen e tre fëmijëve të saj, por jo fajësinë duke deklaruar se kishte sëmundje mendore, një pretendim që iu pranua nga gjykata.

Si psikiatrët e mbrojtjes, ashtu edhe ata të prokurorisë e mbështetën këtë vendim të gjykatës duke e diagnostikuar 44-vjeçaren me çrregullime bipolare të tipit 2.

Psikiatrët thanë se me këtë çrregullim, 44 vjeçarja nuk ishte në gjendje që të kuptonte se po mbyste fëmijët e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion