Mbytet gomonia në Mesdhe, humbin jetën dhjetëra emigrantë!

Bota

Mbytet gomonia në Mesdhe, humbin jetën dhjetëra emigrantë!

Të paktën 60 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje në Detin Mesdhe.

Sipas YahooNews janë shpëtuar 25 të mbijetuarit e tjerë janë shpëtuar nga anija e grupit humanitar SOS Mediterranee, Ocean Viking.

Emigrantët ishin nisur nga Zawiya drejt bregdetit libian shtatë ditë para se të ndodhte tragjedia.

Motori i gomones është prishur pas tre ditësh lundrim.

Ekuipazhi i Ocean Viking e kishte pikasur gomonen më pas kanë bërë të mundur shpëtimin i tyre në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane.

Dy prej të mbijetuarve kanë qenë pa ndjenja dhe në gjendje kritike, teksa janë dërguar me helikopter në Sicili për trajtim të specializuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion