Mbretëresha e Danimarkës merr vendimin drastik ndaj nipërve të saj

Bota

Mbretëresha e Danimarkës merr vendimin drastik ndaj nipërve

Mbretëresha Margaret e Danimarkës ka vendosur t’u heqë nipërve të saj titujt mbretërorë, një vendim që ka qenë surprizë për shumë njerëz. 

Tre princat dhe princesha do të jenë konti dhe kontesha e Montbezat nga fillimi i vitit 2023.

Që nga 1 janari, Mbretëresha ka vendosur që Princi Nikolai, Princi Felix, Princi Henry dhe Princesha Athena nuk do të kenë më titujt e tyre mbretërorë, por pavarësisht ndryshimit drastik, Mbretëresha Margaret ka konfirmuar se të katër fëmijët do të ruajnë titujt e tyre mbretërorë, pozicionet sipas rendit të pasardhësve.

“Vendimi i Mbretëreshës është në përputhje me vendime të ngjashme që shtëpitë e tjera mbretërore kanë zbatuar në mënyra të ndryshme vitet e fundit”, thuhet në deklaratë. 

“Me vendimin e saj, Madhëria e saj dëshiron të krijojë kornizën që katër nipërit të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë shumë më të madhe, të papenguar nga konsideratat dhe detyrat e veçanta të vendosura nga një marrëdhënie zyrtare me Shtëpinë e saj Mbretërore”.

ME TE LEXUARAT