Mblidhen në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në fokus të bisedimeve

Bota

Mblidhen në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE, Maqedonia e Veriut

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mblidhen sot në Bruksel, ku ndër të tjera do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor. Sipas burimeve të cituara nga “Europa e lirë”, ky do të jetë një rast për të përsëritur përkushtimin ndaj rajonit dhe vazhdimin e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë bisedimeve që do të zhvillohen sot, vëmendja do të jetë kryesisht tek rëndësia e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, çështja e zgjerimit dhe procesit të stabilizim-asocimit do të jetë në rend dite të martën./A2CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion