Mbi 160 vatra zjarri në Itali, dyshim për zjarrvënie të qëllimshme

Bota

Mbi 160 vatra zjarri në Itali, dyshim për zjarrvënie të

Më shumë se 160 vatra zjarri kan pushtuar ishullin e Sicilisë në Itali, që prej pasditës së të pemtes, 30 korrik. Sipas televizionit publik italian, Rai, pjesa më e madhe e zjarreve janë të qëllimshme.

Në zonën e Katanias, operacionet e shuarjes së zjarrit kanë kaluar 170. Megjithatë, ka ende vatra aktive zjarri jashtë qyteteve Enna dhe Noto, në zonën e Messina dhe në Sirakuzë.

"Dëmi është i pallogaritshëm", raportuan mediat italiane. Guvernatori sicilian Nelo Mouzoumetsi tha se "zjarrvënësit tani e tutje duhet të dënohen me burgim të përjetshëm".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarret në Itali, evakuohen 100 banorë nga zona e arbëreshëve në Palermo
Vetëm në qytetin e Katanias, 16 zjarre kanë shpërthyer në 24 orët e fundit dhe pothuajse 200 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri shkatërroi gjithashtu objekte të njohura bregdetare.

Në total, në Italinë e Poshtme (kryesisht në Sicili dhe Pulia), që dje zjarrfikësit kanë kryer 800 operacione për shuarjen e zjarreve.

ME TE LEXUARAT