Masakra në SHBA që la 10 viktima/ Autori, 21- vjeçari sirian që ‘dëgjonte zëra’

Bota

Masakra në SHBA që la 10 viktima/ Autori, 21- vjeçari sirian

21 vjeçari Ahmad Al Aliwi Alissa, pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Por kush do të kishte dëgjuar sot për të nëse nuk do të kishte marrë armën e të ekzekutonte 10 persona të pafajshëm në një supermarket të Boulderit në Kolorado.

Qëlloi me një armë gjysmëautomatike, Ar-15, protagoniste e thuajse të gjitha masakrave të kohëve të fundit në SHBA. Shtëpia e Bardhë ende pret informacionet e nevojshme për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një rast terrorizmit të brendshëm.

Por i vëllai i agresionit ka një tjetër variant. Ai pretendon se Ahmadi kishte probleme me shëndetin mendor. “Dëgjonte zëra”, thotë Ali Aliwi Alissa. “Nuk ishte ndonjë besimtar i madh, dhe nuk interesohej as për politikën. Në fakt, nuk e kam dëgjuar asnjëherë të apelonte te dhuna”, shprehet 34 vjeçari.

Kjo ishte masakra e dytë brenda javës në vend, dhe presidenti Joe Biden tha se e gjithë kjo duhet të ndalojë menjëherë.“Nuk mund të presim asnjë minutë”, deklaroi ai. Biden kërkoi nga Senati të aprovojë menjëherë dy nisma që kufizojnë përdorimin e pushkëve ne pistoletave, të cilat parashikojnë kontrolle të thelluara mbi personat që kërkojnë të blejnë armë dhe sidomos precedentët e tyre penalë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion