Marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit, Putin: Shpresoj që armëpushimi në Gaza të jetë afatgjatë!

Presidenti rus Vladimir Putin shpreson se armëpushimi në Gaza do të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit.
Gjatë një konference për shtyp, Putin tha se ishte e rëndësishme të mos dobësohen përpjekjet drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai e bëri komentin pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi me Iranin.
Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se “traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik” mbulon të gjitha fushat, nga tregtia dhe bashkëpunimi ushtarak tek shkenca, arsimi dhe kultura.
Theksojmë se Irani është mbështetësi i Hamasit në Gaza dhe i disa grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme.