Lufta/ Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit

Bota

Lufta/ Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje SHBA-ve dhe Iranit të ulen në tryezën e negociatave dhe t’i japin fund menjëherë mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit dhe luftës.

“Irani duhet të ndërpresë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dronë dhe raketa, si dhe përpjekjet e tjera për të parandaluar kalimin e anijeve tregtare nëpër ngushticë”, tha ajo të martën nga Kanberra.

“Të gjithë po e ndiejmë ndikimin në çmimet e gazit dhe naftës… por është me rëndësi të madhe që të arrijmë një zgjidhje të negociuar [që] do t’i japë fund armiqësive në Lindjen e Mesme”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion