Lufta në Lindjen e Mesme, ministri grek sulmon Erdoganin: Deklaratat tuaja të njëanshme nuk...

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, ministri grek sulmon Erdoganin: Deklaratat tuaja

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias mori pjesë në telekonferencën e jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE të thirrur nga Josep Borel në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Dendias ka deklaruar se duhet një armëpushim i menjëhershëm, duke dënuar hedhjen raketave. Ai tha se ky është një veprim i dënueshëm ndërsa shtoi se Izraeli si çdo vend tjetër ka të drejtën të vetëmbrohet. Dendias theksoi se duhet të merret një iniciativë për Lindjen e Mesme.

Lidhur me rolin e Turqisë në këtë çështje, Dendias u shpreh se deklaratat e njëanshme në një situatë të ndjeshme nuk ndihmojnë askënd.


Dendias është ministri i parë i Jashtëm i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian që viziton Izraelin dhe territoret Palestineze që nga fillimi i krizës. Të enjten ai do të shkojë në Kajro, ku do të takohet me homologun e tij egjiptian Sameh Sukri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion