Lufta në Gaza, shkon në mbi 31,600 numri i të vdekurve

Bota

Lufta në Gaza, shkon në mbi 31,600 numri i të vdekurve

92 persona janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga 7 tetori në 31,645 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Gjithsej 130 persona janë lënduar në 24 orët e fundit, shtoi ministria, duke e çuar numrin e të plagosurve në 73,676. Shumë nga viktimat mbeten të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, me ambulancën dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile të paaftë për t’i arritur.

11 palestinezë u vranë në një bombardim izraelit të një shtëpie në Deir al Balah në Gaza qendrore herët të dielën, sipas Spitalit të Martirëve Al-Aksa, të cilët morën viktima dhe trajtuan të tjerët që u plagosën.

Sipas dëshmitarëve okularë bombardimi ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion