Lufta me Iranin/ Senatori i lartë: Trump duhet të rifillojë sulmet nëse Teherani vijon provokimet

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka folur për politikën ndaj Iranit dhe tensionet në rajon.
Ai ka thënë se Presidenti Donald Trump duhet të rifillojë sulmet ushtarake nëse Irani vazhdon, sipas tij, me “provokime” gjatë bisedimeve të paqes. Graham theksoi se SHBA duhet të përdorë çdo kombinim masash që konsiderohet i nevojshëm për të siguruar hapjen e Ngushticës së Hormuzit për tregtinë ndërkombëtare dhe për të kufizuar ndikimin iranian në rajon.
Senatori njihet prej kohësh si një nga figurat më të ashpra në politikën e jashtme amerikane, me qëndrime të forta sidomos ndaj Iranit dhe Rusisë.
Deklarata e tij vjen në një kontekst tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe debatit në SHBA për mënyrën se si duhet trajtuar çështja iraniane në planin diplomatik dhe ushtarak.


