Lufta me Covid-19, që nga nisja e pandemisë janë shënuar mbi 4 milionë viktima

Bota

Lufta me Covid-19, që nga nisja e pandemisë janë shënuar mbi

Mbi 4 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse shifra zyrtare besohet se është më e vogël sesa numri i viktimave nëpër botë.

Shumë shtete janë duke raportuar për trende shqetësuese, teksa varianti Delta i koronavirusit, vazhdon të përhapet, duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese, ndërkohë që shtetet e pasura hapen.

“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Japonia pritet të nisë zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, vetëm disa javë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore. Organizatorët do të takohen më 8 dhe 9 korrik për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të spektatorëve në këto Lojëra, pasi ka shqetësime se numri i madh i atletëve dhe turmave të mëdha, mund të rrisin shkallën e infektimit.

Spektatorëve të huaj, veçse u është ndaluar të marrin pjesë në këtë organizim./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion