Lufta kundër Covid-19, Gjermania i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor, i dhuron 3 milionë vaksina

Bota

Lufta kundër Covid-19, Gjermania i vjen në ndihmë Ballkanit

Në luftën kundër Covid-19, Gjermania ka vendosur që ti dhurojë vendeve të Ballkanit Perëndimor 3 milionë vaksina. Lajmin e dha kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një takimi virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Është në interesin e Bashkimit Evropian që ta çojë përpara këtë proces”, tha Merkel në një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të takimit ku mblodhi për herë të fundit përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të nënkuptohet se po flet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ato.

Kancelarja Merkel tha se gjatë takimit virtual, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte shprehur “shumë qartë” mbështetjen e tij për ardhmërinë evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit. Në samit morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion